Pas takimit në shesh, Rama mbledh këshilltarët e PS në bashki! Zbardhen porositë!
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2025, 19:03
Politikë

Pas tubimit me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në Sheshin Skëndërbej, kryeministri Edi Rama iu drejtua institucionit, ku zhvilloi një takim me këshilltarët e PS.
Në takimin me këshilltarët e majtë, Rama u ka kërkuar që të vazhdojnë punën dhe angazhimin e plotë me vendimet në Këshillin Bashkiak.
Këshilltarët nga ana e tyre kërkuan që të sqarohet pozita e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi mungesa e tij ka vënë në vështirësi punën e përditshme, sipas Euronews. Rama vlerësoi faktin që pjesë e këshilltarëve të bashkisë në takim ishte edhe Endrit Braimllari, dikur zyrtar i Partisë së Lirisë.


