Masakra në Velipojë, gazetari kosovar i vërsulet Ramës: Dora e shtetit 0, kërkon të shesësh bajgën për bakllava

Politikë

Masakra në Velipojë, gazetari kosovar i vërsulet Ramës: Dora

Gazetari kosovar, Milaim Zeka pak orë pas masakrës në plazhin e Velipojës nuk kursen kritikat për kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Duke renditur infrastrukturën e dobët, bregdetin e mbushur me plehra, çmimet e kripura dhe së fundmi vrasjet që po trondisin Shqipërinë në këtë sezon turistik, gazetari shprehet se Rama "zgërdhihet" dhe kërkon të shesë "bajgën për bakllava".

Zeka në postimin e tij shkruan se dora e shtetit dhe pushtetit është zero ndërsa thekson se Rama po kërkon të mbulojë realitetin e hidhur me një gjethe fiku.

Postimi i plotë

Nuk po e kuptoje Edi Ramen
Çdo pellembe e bregdetit mbuluar me plehera. Kosha te pazbrazur. Ere e keqe gjithandej. Ta merr mendja qe je ne ndonje vend te pleherave ne Afganistan, apo Zimbamve.
Rruget cope-cope. Sinjalistika rrugore pothuajse fare nuk ekziston. Nje turist i huaj duhet te ndaloje ne dhjete vende per te pyetur per nje destinacion. Njerezit rrudhin krahet, ne mungese pergjigje. Shto gjithe kesaj çmendurin ne trafik, plus vrasjet neper bregun e detit.
Ne krejte kete realitet te hidhur, ne krejte kete çmenduri, sikur per te dhjer edhe kafen e mengjesit, del Kryeministri Rama, na zgerdhihet, edhe don te na shes bajgen pet bakllave, duke mbuluar realitetin e hidhur turistik, me nje gjethe fiku. Dora e shtetit dhe pushtetit, zero. Kushtet per pushime, nen zero. Çmimet me shtrenjte sesa ne shume vende te tjera.
Kryeminister, shteti jot nuk prodhon asgje. Ky vend jeton nga turizmi. Çfare ke bere per rregullimin e infrastruktures? A kemi banjo e zhveshtore neper plazhet tona?! Apo e kemi detin e çna duhen ato?!

ME TE LEXUARAT