Marrëveshja për pensionet, Rama: Garanton të drejtat e shqiptarëve në Itali! Ia dolëm!

Politikë

Marrëveshja për pensionet, Rama: Garanton të drejtat e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar disa orë më vonë pasi Senati italian miratoi marrëveshjen me vendin tonë për njohjen e kontributeve shoqërore për shqiptarët e Diasporës.

Rama shprehet se kjo marrëveshje do ti hapë dyert për gati gjysmë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

"MË NË FUND…Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

Asnjë vit pune nuk humbet;

Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë;

Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë..;

IA DOLËM.Grazie Italia, grazie sorella d’Italia", shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion