Mandatet në Gjykatën Kushtetuese, opozita kërkon transparencë: Seanca të jetë publike dhe me prani të medias

Politikë

Mandatet në Gjykatën Kushtetuese, opozita kërkon

Opozita ka kërkuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi që në seancën për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës Kushtetuese të ketë një përfaqësues të saj, sipas parashikimeve ligjore.

Në një shkresë të dërguar Peleshit, grupi deputet i Partisë Demokratike kërkon akreditimin e ekspertit Marash Logu, ndërsa në seancë do të diskutohet për datën e fillimit dhe mbarimit të mandateve të parlamentit të Kushtetueses.

Burime pranë opozitës bëjnë me dije, se për shkak të rëndësisë dhe garantimit të transaprencës, do të marrë që seanca të jetë publike dhe me praninë e medias.

Seanca do të jetë në 16 Tetor, në një kërkesë të Presidentit të Republikës, i cili ka kërkuar interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve të kushteve.

 

ME TE LEXUARAT