Lefter Koka heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk jam unë peshku i madh, hapni telefonin e Monikës

Politikë
Lefter Koka heq përgjegjësinë nga vetja: Nuk jam unë peshku

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka zhvilluar sot një përballje me prokurorët e posaçëm të SPAK, të cilët kanë kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit që ai të shpallet fajtor edhe për "Shpërdorim detyre", për inceneratorin e Elbasanit.

Gjykata e Shkallës së parë e shpalli atë të pafajshëm për këtë vepër penale, ndërsa SPAK e apeloi vendimin, duke mos u pajtuar me togat e zeza.

"Nuk jam unë peshku i madh, nuk e dënoni korrupsionin me mua", mësohet të ketë thënë Lefter Koka në përballjen në gjyq, raporton gazetarja Anila Hoxha. “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”, ka vijuar ai.

Ish-ministri ka hequr përgjegjësinë nga vetja dhe ka quajtur çiftin Meta-Kryemadhi manipulator.

“E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri...", citohet të ketë thënë Lefter Koka.

Referuar raportimit të Anila Hoxhës për Top Channel, ish-ministri që qëndron në prej vitesh foli gati 20 minuta, duke u përballur me prokurorët e SPAK që përfaqësonin akuzën në Apel, Klodian Braho dhe Arben Kraja. Më parë, parashtruan mbrojtjen dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj.

“Megjithëse u bë një vit hetim, unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, është shprehur Lefter Koka.

Ish-ministri ka deklaruar se është një biznesmen i respektuar në qytetin bregdetar të Durrësit dhe të gjithë qytetarët e atjeshëm e dinë sa bamirës është ai dhe sa mundësi financiare ka, ndaj nuk kishte se përse të lejonte që Mirel Mërtiri të paguante biletat e avionit.

“E gjithë Durrësi e di qe jam biznesmen, kam bërë bamirësi dhe bëj falë aftësie të mia financiare dhe askush nuk e beson që biletat e mia të avionit t’i paguajë Mërtiri. Avokatët e tij thanë që në këtë pikë biletat e rezervuara janë tre vjet më vonë se sa lidhja e kontratës", ka thënë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion