Largimi i Berishës nga PD, Kadilli: Kjo u bë për të shpëtuar kryetarin, jo partinë

Fatbardh Kadili nuk ka lënë pa komentuar largimin e Berishës nga Partia Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, Kadili tha se vendimi që kryetari Basha mori, tregoi se partia nuk funksionon, duke theksuar se e gjithë kjo u bë për të shpëtuar kokën e Bashës, e jo për PD.
“Fundi i KryetaroKracise. PD-ja humbi edhe liderin, edhe ish-liderin. Në PD ndodhi një “atvrasje” dhe një “vetëvrasje”. Të dyja janë fallco. Pa thelb moral. Pa parime. Demokracia nuk fitoi asgjë. Opozota nuk fitoi asgjë.

Me dakordësi, apo pa dakordësi mes tyre, kryetari dhe ish kryetari, na dhanë provën se si nuk funksionon partia, por funksionojnë llogaritë e atyre që kanë vulën e partisë dhe listën e anëtarësisë. Vendimi prej skuthi, në çastet e fundit, i Bashës është bazuar mbi llogari, jo mbi parime. Vendimi është i llogaritur. Ky vendim bëhet për të shpëtuar karrieren e kryetarit, por jo të ardhmen e PD.
Nga ky vendim del vetem një mësim: NJERËZ MOS QËNDRONI SPEKTATORE! Nuk mund të jenë disa individë që vendosin për ne. Nuk mundet që fatet e opozitës të varen nga llogaritë e disa individëve. Nuk na duhen Vendime që na vijnë si Urdhëra. Nuk zgjidhin asgjë Vendime që vijnë si Llogari e dikujt tjetër. Vendimet na takojnë ne. Të gjithëve. NJERËZ TË FITOJMË SOVRANITETIN! TË VENDOSIM VETË! Na duhet një politikë e re, Një opozitë e re, që ta krijojmë vetë”, shkruan ai në Facebook.

Një ditë më parë, Basha lajmëroi se Berisha nuk do jetë më pjesë e Partisë Demokratike, e ardhur kjo nga shpallja non- grata e ish-kryeministrit, nga SHBA-të.


