LaCivita me demokratët: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe në SHBA!

Politikë

LaCivita me demokratët: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me

Chris LaCivita, strategu i Partisë Demokratike për fushatën e 11 majit, ka thënë se zhvillimet e zgjedhjeve në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe në SHBA.

Teksa, ka shtuar se rasti i Sali Berishës në vend, ngjan tepër me atë që Joe Biden i bëri Donald Trump-it në zgjedhjet e fundit presidenciale.

“Shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë për të futur Donald Trump në burg, përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë ngjarje që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë me mënyrën si po trajtohen konservatorët këtu janë të mëdha”.

Këtë përmendi LaCivita gjatë një takimi elektoral të demokratëve.

“Pra, edhe një herë, unë nuk flas në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Sigurisht që kam shumë miq atje, sepse punoj shumë ngushtë me fushatën. Por mendoj se mjafton të themi që ekziston një kuptim i qartë i situatës politike dhe korrupsionit që ekziston këtu.

Siç e përmenda edhe mbrëmë, shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, duke përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme. Dhe kjo ndodh sepse ata nuk janë në gjendje të mbrojnë bilancin e tyre. Nuk janë në gjendje të mbrojnë gjendjen e ekonomisë.

Dhe gjithmonë duhet të kthehemi tek kjo. Do ta mbyll duke thënë se jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë. Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese. Dhe anglishtja juaj është thjesht e mrekullueshme. Pra, përgëzime të gjithëve”.

ME TE LEXUARAT