Aksidenti tek Ministria e Jashtme, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e punonjësit!

Aktualitet

Aksidenti tek Ministria e Jashtme, ja si paraqitet gjendja

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me aksidentit e ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur një punonjës i Ministrisë së Jashtme.

Në reagimin e tij Hasani njoftoi se punonjësi i ministrisë së Jashtme është jashtë rrezikut për jetën. Hasani gjithashtu falenderoi Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar.  

"Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, shkruan Hasani.

ME TE LEXUARAT