Policia rrugore bën bilancin e 72 orëve: Në pranga 11 drejtues mjetesh

Policia Rrugore ka vënë në pranga "rebelët" në rrugët e Tiranës. Në pranga kanë rënë 11 persona për drejtim mjeti pa leje, të dehur në timon dhe për shkelje rrugore.
Policia Rrugore e Tiranës, 72 orë intensive, në konstatim të shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.
????4 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur;
????3 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, pa leje;
????2 shtetas të ndaluar, të kërkuar për shkelje rrugore;
????1 shtetas i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike;
????1 shtetas u procedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Më tej, si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për: ❌parakalime të gabuara, ❌qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, ❌përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ❌mosvënie të rripit të sigurimit ose ❌mosvënie të kaskës mbrojtëse.
????Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike.
Kontrollet vijojnë 24/7.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.


