Kush është djali i kandidatit për kryetar bashkie që u plagos sot në Shkodër

Politikë

Kush është djali i kandidatit për kryetar bashkie që u

Një masakër me 2 viktima ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e njohur si “5 Heronjtë e Vigut”, në qytetin e Shkodrës.

1 nga viktimat shtetasi Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Sakaq i plagosur është Arlind Bushati, djali i kandidatit për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Bushati ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Ky i fundit vetëm pak javë më parë denoncoi në policinë e Shkodrës një kërcënim që i kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari denoncoi në polici se persona të paidentifikuar që qarkullonin me motor dyshohet se i kanë drejtuar armën 32-vjeçarit afër një lokali në pedonalen e Shkodrës, ku ka pasur edhe shumë qytetarë të tjerë në lokal.

Policia nisi hetimet në lidhje me rastin dhe ndau njoftimin si më poshtë.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”.

Automjeti me të cilin lëvizin të rinjtë, u qëllua me breshëri plumbash në lagjen e Dobraçit, një lagje që njihet si terriror i fisit Bajri, kundërshtar të familjes Lici.

Si pasojë e të shtënave mbetën të vdekur Hamza Lici dhe 1 kalimtare e rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion