Shkrirja e SPAK, Rama: Nga kush, një buf kënete?!

Politikë

Shkrirja e SPAK, Rama: Nga kush, një buf kënete?!

Kryeministri Edi Rama në një takim me gra dhe vajza me rastin e 8 marsit, ka komentuar dhe ngjarjet politike. Rama tha se falë reformës së mazhorancës, drejtësia po i jep fund pandëshkueshmërisë.

"Kur morëm detyrën ishim të fundit në trenin e Bashkimit Europian, tani jemi ne lokomotiva. Ne vendosëm të dorëzojmë tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që gjithmonë e kishte mbajtur qeveria. Sot nuk ndodh lufta kundër pandëshkueshmërisë me urdhër nga lart. Del një buf kënete dhe thotë do të shkrijë SPAK. Nuk ndodh kjo më kur të jemi në BE”, tha Rama.

Rama shtoi se Shqipëria është më pranë rrugës europiane falë punë së Partisë Socialiste.

“Në Shqipërinë 2030 duam që paga mesatare të arrijë më shumë se 1 mijë euro dhe do ta arrijmë këtë gjë. Në pa emigrantët jemi afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do ti afrohemi 1 milionëve”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion