Emri/ Në kërkim për drogë dhe marrëdhënie me të mitur, arrestohet 31-vjeçari!

Aktualitet

Emri/ Në kërkim për drogë dhe marrëdhënie me

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për 3 vepra penale është arrestuar këtë të shtunë. 

I riu me dy mbiemra, Kristia Kovaçi (Pacani) akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Escape", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”, për llogari të DVP Lezhë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Escape", si rezultat i të cilit u bë kapja e shtetasit: K. K(P)., 31 vjeç, banues në Lezhë. Këtë shtetas, Gjykata e Apelit të Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Veprime të mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion