“Ku janë pemët?”/ Berisha: Janë vjedhur shumat e blerjes së 1 mln fidanëve

Politikë

“Ku janë pemët?”/ Berisha: Janë vjedhur shumat e

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzois e jane vjedhur nga ish drejtorët e Tiranes 38 milionë euro. Më tej ai ka mbjelljen e pemëve, teksa shprehet se ky i fundit ka vjedhur shumat e blerjes së 1 milion fidanëve.

Berisha gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestët që do të mbahet ditën e premte të Bashkia, ku kërkohet dorëheqja e Veliajt, pas skandaleve të fundit në Bashkinë e drejtuar prej tij.

Berisha: Ku janë 1 milion pemët? Kush i vodhi? A e dinë qytetarët se janë blerë pisha me çmime 5600 euro, me çmime 6200 euro?

Këta hajdutë nuk kanë mëshirë, këtyre hajnia ua ka zhveshur shpirtin nga çdo gjë.

Ndaj dhe e premtja është larg për t’i dhënë atë që meriton.

Miqtë e mi, të premten të gjithë te bashkia, të shpëtojmë Tiranën, të shpëtojmë Shqipërinë.

A ka kryetar bashkie në Europë apo në botë që vjedh paratë për kopshtet e fëmijëve?

Që tenderon kopshtin 3 herë dhe nuk i gjendet nam as nishan.

A ka njeri të pangopur si ky Erion Veliaj, që ndërton shkollën me 8 milionë euro, me 10 milionë euro, në një kohë kur Bashkimi Evropian ndërton shkolla me 600 mijë euro, me 800 mijë euro?

A ka në Europë, në botë hajdut të dytë si ky që i jep paratë e taksapaguesve me tender vëllait për t’i bërë dasmën? Edhe dasmën e bën mbi hajninë në kështjellën e Gjirokastrës?

A ka turp më të madh për ne, për kryeqytetin, se të mbajmë një njeri si ky?

Të dashur miq, sot po kontrolloja publikimet mbi tenderat e Tiranës.

Është marrë vesh se me modelin 100 përqind ka vjedhur me drejtorët e tij 38 milionë euro.

Vjedhur 100 përqind.

A mund të tolerohet ky? Po nuk ka turp më të madh se të jetë ky kryetar bashkie?

Nuk ka turp më të madh se të mos jetë ky atje ku e kanë vendin hajdutët më të shpifur të një kombi, të një vendi.

ME TE LEXUARAT