Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci paraqitet në SPAK

Politikë

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci paraqitet në SPAK

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së Becit në prokurorinë e Posacme. 

Pak kohë më parë Benet Beci është akuzuar nga ish kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

Reagimi i Bardh Spahisë pak kohë më parë: SPAK TË HETOJË SHËRBIMET E BENET BECIT NDAJ KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE SKANDALIN E PRESIONEVE TË TIJ NDAJ ZYRËS PËR LEJET E NDËRTIMIT.

Në zhurmën mediatike për aksionin e SPAK ku janë përfshirë pothuaj të gjithë aktorët e Rilindjes, rasti tipik i shpërdorimit të detyrës dhe përfshirjes së krimit dhe bandave në vendimarrje është Bashkia e Shkodrës.
Pak javë më parë në këtë bashki, Taulant Dibra, Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban, ka dhënë dorëheqjen duke mos pranuar të bëhët “pis” nga presioni që Benet Beci dhe Shefja e Kabinetit të tij kanë ushtruar për dhënien e lejeve të ndërtimit nën presionin dhe për llogari të krimit dhe bandave.



Kjo drejtori është vetëm maja e ajsbergut e inkriminimit dhe shërbimit ndaj bandave që ofron Benet Beci duke urdhëruar e kërcënuar vartësit e tij për llogari të tyre, dhe duke i lënë të përballen të vetëm e të tradhëtuar me presione nga më të ndryshmet nga krimi i organizuar.

Dorëheqja e titullarit të emëruar nga vetë Beci dhe specialistes së lejeve të ndërtimit vetëm pak ditë më vonë nga një tjetër rast flagrant i dhunimit të specialistit të prokurimeve publike në bashkinë Shkodër Ermal Dizdari, rast për të cilin Benet Beci në mënyrë të turpshme dhe kriminale heshti, janë dëshmi e asaj që sot Shkodrën e drejtojnë bandat me të cilët erdhi në pushtet duke grabitur votat e shkodranëve ndërkohë që shumë shpejt do të grabisë edhe pronat dhe hapësirat publike të tyre me ndërtimet shumëkatëshe dhe kullat e pastrimit të parave të krimit që presin të “mbijnë” në qendër të Shkodrës, duke dëmtuar rëndë e në mënyrë të pakthyeshme identitetin dhe trashëgiminë kulturore të një qyteti me të cilin nuk i lidh asgjë përvec babëzisë për ta rrjepur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion