Tragjedi në Serbi! Shembet çatia e stacionit hekurudhor, humbin jetën tetë persona

Bota

Tragjedi në Serbi! Shembet çatia e stacionit hekurudhor, humbin

Shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor u mori jetën tetë personave në Serbisë. Incidenti tragjik ndodhi në Novi Sad. Ministri i Brendshëm i vendit, Ivica Daçiç njoftoi për tetë të vdekur.

Dy persona ende janë të bllokuar nën rrënoja. Aktualisht, afër 80 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë në vendin e ngjarjes.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se kjo është një nga ditët më të vështira në historinë e pasluftës të Novi Sadit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne do të insistojmë që të gjithë përgjegjësit të gjenden dhe ata që janë përkujdesur për gjendjen e kësaj strukture dhe të kësaj ndërtese të mbahen përgjegjës”, tha kryeministri serb.

Sipas tij, streha që u shemb ishte ndërtuar në vitin 1964.

Ky stacion hekurudhor ishte ndërtuar më 1964. Më 2024, pas rikonstruktimit për tre vjet, ky stacion u hap sërish. Më 5 korrik, në hapjen e objektit të rindërtuar kishte marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Goran Vesiç, kryetarja e Qeverisë Krahinor Maja Gojkoviç dhe kryetari i Komunës së Novi Sad, Millan Gjuriç.

Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë bëri të ditur se streha që u shemb “nuk ka qenë subjekt i rindërtimit në kuadër të punimeve për rinovimin e objektit të stacionit në kuadër të projektit të ndërtimit të linjës së shpejtësisë së lartë Novi Sad-Suboticë”.

ME TE LEXUARAT