Kreshnik Spahiu bën “bilancin e zi” të garës për kryetar në PD: 3 kandidatë të vdekur...

Politikë

Kreshnik Spahiu bën “bilancin e zi” të garës

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri “bilancin e zi” të garës për kryetar në Partinë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kujtoi ata që kanë kandiduar për të marrë drejtimin e partisë më të madhe opozitarë në vend dhe fatin e tyre.

“Zgjedhjet e “lira” në PD dhe “Fati i Zi” i kandidatëve për Kryetar:
1- Eduard Selami (emigrant në SHBA)
2- Azem Hajdari (i vrarë)
3- Gramoz Pashko (i vdekur në aksident)
4- Sokol Olldashi (i vdekur në aksident)
Unë mendoj 100% ka qenë rastësi, pa “dashje”…”, u shpreh Kreshnik Spahiu.

Një reagim i tillë vjen në një kohë kur disa demokratë janë bërë bashkë për të kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës dhe zhvillimin e një gare për lidership në PD.

Kërkesa e tyre vjen pas humbjes së opozitës në zgjedhje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion