Shkatërrohet ura prej xhami, turisti mbetet i varur në lartësi 100 metra

Soft

Shkatërrohet ura prej xhami, turisti mbetet i varur në lartësi

 

Një turist rrezikoi jetën e tij kur panelet prej xhami të një ure të lartë 100 metra në Kinë u dëmtuan nga era e fortë.

Ura me panele xhami është ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez të Longjing.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turistin teksa mundohet të mbahet në parmakët e urës së shkatërruar nga era që arrinte një shpejtësi më shumë se 140 kilometra në orë.

Sipas Straits Times, një grup i emergjencës i erdhi menjëherë në ndihmë të riut pas ngjarjes duke e shpëtuar atë.

Ai u dërgua më pas te një psikolog për shkak të traumës së pësuar.

Ura, e cila është kthyer në një atraksion turistik në Kinë, u mbyll menjëherë pas kësaj ngjarje, citon a2 cnn.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion