Skandali pranë kufirit me Serbinë, momenti kur hapet zjarr ndaj 50 turistëve kosovarë

Kosovë&Rajon

Skandali pranë kufirit me Serbinë, momenti kur hapet zjarr ndaj 50

Një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha njëri prej tyre për mediat e Kosovës.

Ndërkohë pjestarë të këtij grupi kanë arritur të incizojnë momentin kur dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

Në videon e siguruar nga mediat e Ksovës dëgjohen krismat e armëve, për të cilat nga ky grup kanë thënë se janë shkrepur në 30 metra largësi.

ME TE LEXUARAT