KQZ shpërndan mandatet për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin – Andia Ulliri mbetet jashtë Parlamentit

Politikë

KQZ shpërndan mandatet për Fierin, Elbasanin dhe Durrësin –

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar shpërndarjen e mandateve për tre nga qarqet më të mëdha të vendit – Fier, Elbasan dhe Durrës – pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.

Në qarkun Fier, Partia Socialiste ka siguruar shumicën me 12 mandate, ku ndër emrat e rinj në listë është edhe Zegjine Çaushi. Nga ana tjetër, koalicioni PD-ASHM ka fituar 4 mandate.

Në Elbasan, PS ruan epërsinë me 10 mandate, ndërsa opozita ka marrë 4. KQZ ka shqyrtuar edhe një ankesë nga kandidatja demokrate Andia Ulliri, e cila pretendoi mandatin në këtë qark, por kërkesa e saj u rrëzua dhe mandati i kaloi kandidatit Arjan Ndoja.

Në qarkun Durrës, Partia Socialiste ka marrë 8 mandate, ndërsa koalicioni opozitar ka fituar 6.

Shpërndarja e mandateve:

Qarku Fier

PS – 12 mandate
1. Belinda Balluku
2. Petrit Malaj
3. Kiduina Zaka
4. Erion Mile
5. Ana Nako
6. Ceno Klosi
7. Klevis Jahaj
8. Antoneta Dhima
9. Asfloral Haxhiu
10. Elton Korreshi
11. Zegjine Çaushi
12. Ramion Kurti

PD-ASHM – 4 mandate
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Brunila Haxhiu
4. Saimir Korreshi

Qarku Elbasan

PS – 10 mandate
1. Arbjan Mazniku
2. Bora Muzhaqi
3. Ermal Elezi
4. Adi Qose
5. Evis Kushi
6. Sara Mila
7. Saimir Hasalla
8. Olsi Komici
9. Aluona Bylykbashi
10. Agron Gaxho

PD-ASHM – 4 mandate
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto
3. Klodiana Çapja
4. Blendi Himçi

Qarku Durrës

PS – 8 mandate
1. Klodiana Spahiu
2. Milva Ekonomi
3. Loer Kume
4. Skënder Pashaj
5. Aurora Mara
6. Arkend Balla
7. Ani Dyrmishi
8. Etleva Budini

PD – 6 mandate
1. Oerd Bylykbashi
2. Artan Luku
3. Manjola Luku
4. Gent Strazimiri
5. Igli Cara
6. Arjan Ndoja

ME TE LEXUARAT