Kontrolle intensive në Tiranë/ 54 të proceduar për parkim të gabuar, 65 makina tërhiqen nga rruga

Aktualitet

Kontrolle intensive në Tiranë/ 54 të proceduar për parkim

Policia Rrugore e Tiranës ka rritur ndjeshëm kontrollet në rrugët e kryeqytetit gjatë javës së fundit, në përpjekje për të garantuar sigurinë, liritë e lëvizjes dhe disiplinën rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë proceduar penalisht 54 shtetas për parkim të gabuar në zona të ndaluara si korsitë e emergjencave, ato të biçikletave, këmbësorëve dhe transportit publik, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal.

Gjithashtu, janë arrestuar ose proceduar penalisht 39 persona për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që janë bllokuar 65 automjete, të cilat janë tërhequr nga rruga me mjet ngritës për shkak të shkeljeve të përsëritura apo parkimeve në vendet e gabuara.

Policia Rrugore deklaron se këto kontrolle do të vijojnë pa ndërprerje dhe janë të mbështetura edhe nga denoncimet e qytetarëve në numrin 112. Qëllimi është ndëshkimi i çdo sjelljeje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës dhe rëndon trafikun në qytet.

Apeli i policisë për qytetarët:
Respektoni rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore. Parkoni vetëm në vendet e lejuara për të mos penguar qarkullimin dhe për të garantuar sigurinë për të gjithë.

ME TE LEXUARAT