KQZ shpërndan sot mandatet për qarqet Durrës, Elbasan dhe Fier

Politikë

KQZ shpërndan sot mandatet për qarqet Durrës, Elbasan dhe Fier

KQZ do të shpërndajë sot mandatet për qarqet Durrës, Elbasan dhe Fier, pas dorëheqjes së deputetes Maldrita Bardhi. Në vend të saj do të hyjë Zegjine Caushi, sipas rregullave të listës së mbyllur.

Gjithashtu, në mbledhje do të diskutohet kërkesa e Andia Ullirit nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Ulliri pretendon se nuk është respektuar kuota gjinore në listën e mbyllur dhe kërkon të marrë mandat edhe pa votat e nevojshme, duke sfiduar kandidatin Adrian Ndoji, që ka më shumë vota.

KQZ-ja pritet të marrë vendim për këtë kërkesë, duke u bazuar në ligjin zgjedhor dhe rregullat për përfaqësimin gjinor. Ky proces është pjesë e fazës përfundimtare të shpërndarjes së mandateve për Kuvendin e ri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion