Kosova në Këshillin e Evropës, Basha: Serbia kreu sulm paraushtarak në veri, skenar si i Krimesë

Politikë

Kosova në Këshillin e Evropës, Basha: Serbia kreu sulm

Lulzim Basha një nga 4 përfaqësuesit e Shqipërisë në Parlamentin Eurtopian ku po diskutohet diskutohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim, ka mbajtur fjalën dhe bën thirrje për votimin pro anëtarësimit.

Basha në fjalën e tij falenderon Dora Bakoyannis e cila ka paraqitur raportin dhe ka bërë të mundur atë që Kosova e kërkon prej më shumë se 8 vite.

“Vendimi që do marrim sot mund të duket kompleks, por është ndër më të thjeshtët që mund të marrim.

Kosova gëzon disa nga përfitimiet nga Këshilli Europian, gëzon ekspertizën e Komisionit të Venecias, të ekipeve të kolegëve tanë. Të vëzhguesve europianë, por sërish nuk gëzon të gjitha përfitimet siç është mbrojtja nga Konventa Europiane e Të drejtave të Njeriut për qytetarët e saj dhe për minoritete. Çeshtja është a do të lejojmë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen këtyre përfitimeve apo jo.

Falenderojmë Dora Bakoyannis, jo vetëm për mbështetjen e saj për minoritetin e Kosovës, por edhe sepse bëri realitet diçka që Kosova e kërkon prej më shumë se 8 vitesh.

Në shtetor të vitit të kaluar një skenar i ngjashëm me atë të Krimes u krijua në veri të Kosovës. Nuk ishte një rast i izoluar, por ishte një sulm paraushtarak për të zhvatur territor dhe për ta kthyer veriun e Kosovës në një rajon të aneksuar njësoj si në rastin e Krimesë. Ne duhet të luftojmë, prandaj është me rëndësi dhe duhet që anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të mbrojë vlerat për të cilat ne luftojmë. Shumë duhet të bëhet nga Kosova dhe të gjtiha vendet tona.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion