Vdekja e Alfred Doskut në Britani, familjarët ende pa përgjigje mbi dinamikën e ngjarjes

Aktualitet

Vdekja e Alfred Doskut në Britani, familjarët ende pa përgjigje

Familja e 37-vjeçar shqiptar Alfred Dosku, i cili dyshohet se vrau veten vitin e kaluar në Britaninë e Madhe ende nuk kanë marrë një sqarim të plotë mbi rrethanat e ngjarjes.

“Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë kushërira e të ndjerit, Ledisa Hysa Dosku, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu ajo shpreh se kushëriri i saj ishte shumë i zgjuar për të përfunduar në një qendër emigracioni.

“Bisedën e fundit e pati me vëllanë, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen. Vdekja e tij është plotësisht e pakuptueshme”– tha ajo ndër të tjera.

Tosku u gjend i vetëvarur në nëntorin e vitit të kaluar ndërkohë që pritej deportimi i tij drejt Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion