Sherr masiv në duelin e kampionatit U-21 mes Erzenit dhe Partizanit, reagon policia

Sport

Sherr masiv në duelin e kampionatit U-21 mes Erzenit dhe Partizanit, reagon

Policia e Shtetit, ka njoftuar se dy lojtarë të Partizanit U-21, janë lënduar, pas sherrit në fund të takimit ndaj Erzenit dhe janë shtruar në spital, për të marrë ndihmën e mjekësve.

Gjithashtu, bëhet e ditur, se Policia nuk ishte njoftuar nga organizatorët, për këtë ndeshje në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak.

NJOFTIMI I POLICISË

Shijak / Rreth orës 14:00, në fushën sportive “Tofik Jashari”, është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.

Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.

Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion