Koncesioni i sterilizimit, SPAK mbyll hetimet, ja akuza që rëndon ndaj Ilir Beqajt

Politikë

Koncesioni i sterilizimit, SPAK mbyll hetimet, ja akuza që rëndon ndaj

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit.

SPAK pritet t’i komunikojë akuzën ish-ministrit të Shëndetësisë, ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë që janë proceduar më herët.

Burime bëjnë me dije se Ilir Beqaj do të merret i pandehur për shpërdorim detyre.

Ish-ministri ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën, por SPAK nga ana tjetër dyshon se ai me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shpërdoruar detyrën.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion