Kërkon lirinë me kusht, sot seanca për Belerin në Gjykatën e Fierit

Politikë

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca për Belerin në

Në Gjykatën e Fierit po zhvillohet seanca gjyqësore për eurodeputetin e partisë "Demokracisë së Re", të Kyriakos Mitsotakis, Fredi Beleri, i cili kërkoi liri me kusht. 

Seanca e 23 korrikut u shty për shkak se drejtoria e burgut të Fierit nuk paraqiti raportin e vlerësimit, duke qenë se mungonte dëshmia e penalitetit. 

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj të vitit të kaluar, 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin metoda speciale hetimi, duke përdorur agjentë të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se ndodhej në qeli Beleri arriti që të siguronte më shumë vota se kandidati i socialistëve, Jorgo Goro. Por, pavarësisht mandatimin nga KQZ Beleri nuk arriti që të betohej. Ndërkohë, me vendimin e Gjykata e Apelit Belerit i janë shuar të gjitha shpresat për tu betuar si kryebashkiaku i himariotëve. Kësisoj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli zgjedhje të reja për Bashkinë e Himarës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion