KAS përfundon rinumërimin e 114 kutive në Berat, LSI nuk e merr mandatin e deputetit

Politikë

KAS përfundon rinumërimin e 114 kutive në Berat, LSI nuk e merr

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka përfunduar rinumërimin e votave për 114 kuti të qarkut të Beratit.

Pas rinumërimit të votave LSI u rrit me 15 vota ndërsa PS u ul me 18 vota. Në total forca e drejtuar nga Monika Kryemadhi ngushtoi diferencën në 58 vota me PS-në, por që janë të pamjaftueshme për ti dhënë mandatin e deputetit.

Kujtojmë që LSI kishte listuar dy kërkesa kryesore për Beratin:Shpalljen e pavlefshme të votimeve në nivel qarku dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Avokati i LSI në KAS Altin Kaziaj kërkoi hapjen dhe numërimin e kutive në të gjitha QV-të e Beratit, ndërsa përfaqësuesi i PS Salianji dha “OK”-in vetëm për hapjen e kutive të pretenduara në kërkesën ankimore.

Në total qarku i Beratit ka 277 qendra dhe kuti votimi, ku u vendos hapja dhe rinumërimi për 114 prej tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion