Moti bën kthesën e madhe, ja ç’do ndodhë gjatë fundjavës

Aktualitet

Moti bën kthesën e madhe, ja ç’do ndodhë gjatë

Duke filluar nga dita e nesërme, moti do bëjë kthesën e madhe. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se temperaturat ditën e diel do të shkojnë deri në 31 gradë.

Moti për të dyja ditët në vijim (e Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore.

Era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s.

Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion