Cher vjen me një film biografik, dhuratë për fansat me rastin e 75-vjetorit

Showbiz

Cher vjen me një film biografik, dhuratë për fansat me rastin e

Këngëtarja e njohur më famë botërore Cher njoftoi përmes një statusi në Twitter se po përgatit një dhuratë për fansat me rastin e 75-vjetorit.

Bëhet fjalë për një film biografik, i cili pritet të realizohet për jetën e saj ku vetë këngëtarja është bashkëproducente. Ndërsa skenari po shkruhet nga miku i saj Eric Roth, skenarist i “A Star is Born”.

Mediat amerikane bëjnë me dije se Eric do të përfshijë në dokumentar edhe deklaratën e famshme të Cher “nënë, unë jam një burrë i pasur”, të thënë në një intervistë duke treguar sesi iu përgjigj mamasë së saj që i sugjeronte se përkrah i duhej një burrë.

Këngëtarja në karrierën e saj ka shitur më shumë se 100 milionë disqe, si dhe ka fituar çmimin Oscar si artistja më e mirë në filmin “E magjepsur nga Hëna”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion