Kandidatja për deputete i shkon në shtëpi, ikona e humorit e pret me karamele dhe këshilla

Politikë

Kandidatja për deputete i shkon në shtëpi, ikona e humorit e pret

Edona Bilali është numri një i listës së PS-së në qarkun e Shkodrës.

Kandidatja socialiste vijon fushatën derë në derë, ndërsa ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga mikpritja që i ka ofruar ikona e humorit shkodran Zyliha Miloti, ndërsa thotë se ka marrë edhe disa këshilla prej saj.

“Zyliha Miloti nuk është vetëm ikona e humorit shkodran. Ajo personifikon mirësinë, qytetarinë dhe transmeton vetëm pozitivitet.

Takimet me të dhe këshillat e saj janë veçanërisht me vlerë për mua. Estrada shkodrane ka mbajtur lart moralin e gjithë shqiptarëve në vite me dritë por edhe me errësirë. Mirënjohje” shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT