“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit”, zbardhet dëshmia e të penduarit

Aktualitet

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e

Është zbardhur dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash ka thënë para autoriteteve të drejtësisë se kreu i bandës kriminale, Ardian Çapja, i ka ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit.

“Ardian Çapja më ofroi 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit.

Realizimi i vrasjes ishte i vështirë, sepse Beqiri ishte në ruajtje nga policia, pasi dyshohej për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005.

Takimet me Ardianin i kam pasur në hotelin e tij”, ka thënë Bardhi në rrëfimin e tij.

DETAJE NGA DOSJA

Ervis Bardhi është njeriu që ka ekzekutuar në vitin 2012 Gentian Beqirin dhe babanë e tij, Nezirin, me urdhër të Çapjave. Siç theksohet në dosjen e prokurorisë, i penduari ka shpjeguar se vrasjen e kreu me Olsi Lekun, ndërsa Etien Cani ishte në rolin e ndihmësit.


Bardhi është penguar, pasi ka pasur përplasje me Olsi Lekun për çështjen e lekëve të krimit të dyfishtë, që tronditi Elbasanin dhe mbarë vendin.

Lekët që ata morën për vrasjen e babë e bir i investuan më vonë në trafik hashashi, por që sasia u kap nga policia.

ME TE LEXUARAT