Makina përplas motorin në Tiranë, i riu mbulohet me gjak

Aktualitet

Makina përplas motorin në Tiranë, i riu mbulohet me gjak

Një person është plagosur si pasojë e një aksidenti te zona e Brrylit në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.

Një makinë ka përplasur një motor dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit. 

I plagosuri, një i ri është i shtrirë në tokë në trotuar, ndërsa fytyra i është mbuluar nga gjaku si pasojë e përplasjes.

Trafiku është bllokuar për disa minuta, ndërsa qytetarët kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar të plagosurin në spital.

ME TE LEXUARAT