“Ka pasur mundësi për abuzim, na kanë vjedhur”, Berisha publikon denoncimin e komisionerit në Tiranë

Politikë

“Ka pasur mundësi për abuzim, na kanë vjedhur”,

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili pretendon se ka qenë komisioner i PD në zonën numër 10 në Tiranë. Ai shkruan se PS ka vjedhur, ndërsa tregon mundësitë që kanë pasur.

“Akuza ndaj KQZ nga sekretari i KQV ne zonen 10. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar doktor, ! Si demokrat kam qene pjese si komisioner (sekretar) te nje qender ne njesine numer 10. Dua te bej me dije qe ka pasur mundesi per abuzim pasi ne moment te fundit na u dha orientim nga Kqz qe do kishim flete normale votimi ne rast se do te deshtonte sistemi elektronik.Ato flete nuk u numeruan kurre dhe mund te jene perdorur ne qendra te tjera votimi me shume mundesi kane qene mangut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

2.Ne nuk keni pasur mundesi te kemi emrat faktik te votuesve pasi kuponi qe nxirrte aparatura e identifikimit administrohej nga Ps (kjo vlen edhe per te gjithe qendrat e votimit). Na kane vjedhur pa mase duhet te dalim me cdo kosto ti pergjigjemi komunistave se kemi fituar shume thelle. Faleminderit”, shkruhet në postimin e Berishës.

ME TE LEXUARAT