"Ulsi Manja doli në përgjimet e Hajrit me Cyrben", Berisha zbulon "shënimin" që la në SPAK për Altin Dumanin

Politikë

"Ulsi Manja doli në përgjimet e Hajrit me Cyrben", Berisha

Berisha tregon mesazhin që la në SPAK: E siguroj Altin Troplinin se bashkëpunimi i tij me krimin do marrë ndëshkimin e merituar

Shënimi i sotëm: Zëvendëskreut të krimit monstruoz elektoral, Altin Troplinit.
Klodiana, nuk mund të quhet ndryshe ky, pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët gjersa ata u arratisën.
Ndaj dhe sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini.

Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës.
Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu para jush bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën. Bisedën e tyre të famshme telefonike ku i thotë Suel Çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që ne kërkojmë. Dhe ky pakt u zbatua.

Dhe bisedën tjetër ku Suel Çela i thotë Taulant Ballës, se me një... nëmos gabohem Dritan Hallullin, do të shkosh dhe të nxjerrësh nga burgu dy terroristë të vërtetë, të cilët i vunë në shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës, dhe tritoli ra në tokë dhe shpërtheu në mes të qytetit dhe mund të kishte shumë viktima.

Dhe këta të dy, Tao shkoi dhe i liroi bashkë me Hallullin, i cili është diku në KLGJ apo në KLP.
Ju jeni dëshmitarë se si Altin Hajri i thotë Çyrbes së tij shih pak, merrja masat një fije atij Olsit, se ai u tregua burrë i mirë, duke përdorur emrin e një Olsi, Olsi Ramës, për Ulsi Manjën. Ai nuk ishte Olsi Rama, por ishte Ulsi Manja.

Dhe ju e keni vënë re se si i ndërron kostumet Ulsi Manja. Garderoba e tij është me nj numër të pafundëm kostumesh, sepse siç bëri Altin Hajri, bënë edhe hajrat e tjerë.
Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini.
Por i siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar.
Kjo është çka unë lashë aty.

"Kriminele, mashtruese, ordinere", Berisha akuzon gjyqtaren Irena Gjoka nga oborri i SPAK

"Ulsi Manja doli në përgjimet e Hajrit me Cyrben", Berisha

Sali Berisha eshte paraqitur diten e sotme ne SPAK, ne zbatim te mases detyrim paraqitje aty te vendosur ndaj tij nga gjykata per ceshtjen e aferes "Partizani".

Pasi ka dale nga zyrat e prokurorise se posacme, Berisha ka leshuar akuza te forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka e cila firmosi ndaj tij urdherin e arrestit me teper se nje vit me pare pas hetimeve te SPAK.

Berisha perseriti akuzat se Gjoka ka fshehur shkarkimin nga KLD ne vitin 1996 si nje mase ndeshkimore disiplinore e cila e ben qendrimin e saj ne detyre te papajtueshem.

Berisha citoi edhe shkrimin e gazetes greke Ta Nea, per debimin e Irena Gjokes nga Greqia, duke thene se kreu i SPAK, Altin Dumani, te cilin Berisha e quan Altin Troplini, nuk e mori per baze as kete fakt.

"Kriminele, mashtruese, ordinere", e cilesoi Berisha gjyqtaren Irena Gjoka, duke akuzuar SPAK-un dhe KLGJ-ne per mbrojtjen e saj.

"Mediat greke nxoren vendimin e gjykates per debimin e Irenes me 5 mbiemra, por ka 14 muaj qe edhe prokuroria e eprgjithshme pasi nisi hetimet, nuk ka asnje perfundim", theksoi Berisha gjate fjales se tij ne dale te SPAK.

Kreu i demokratëve u shpreh se pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme, SPAK dhe kreu i saj nuk kanë reaguar për Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën që sipas tij kanë lidhje me grupet kriminale dhe dalin në shumë përgjime.

“Ndaj dhe sot dhe përgjithmonë ai do të mbetet në analet si Altin Troplini dhe avokatit të karteleve të drogës. Ju jeni dëshmitarë se kam paraqitur para jush bashkëpunimin e Ballës me Suel Çelën.

Bisedën e famshme ku i thotë Suelit se “ne po i arrestojmë kundërshtarët dhe ju do jepni votat”. Bisedën tjetër telefonike ku Sueli i thotë Ballës se duhet të shkonte të nxirrte nga burgu dy terroristë që i vunë tritolin Lulzim Kullës në biçikletë. Dhe këta të dy Tao u liroi bashkë me Hallullën, që është në një organ drejtësie.

Altin Hajri i thotë Çyrbes “shif pak merrja pak masat atij Olsit se u soll mirë”. Ai nuk ishte Olsi Rama por Ulsi Manja. Manja tani ka një numër të madh kostumesh në gardërobën e tij.

Të gjitha këto mbrohen nga Altin Troplini. Por bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT