“I kemi sytë plotë gëzim”, Basha: Demokratët injoruan thirrjet për përçarje

Politikë

“I kemi sytë plotë gëzim”, Basha: Demokratët

Kryetari i PD, edhe sot ka vazhduar takimet me demokratët, ku sot kishte takim me demokratët e degës 12 në Tiranë. Basha ndër të tjera, nga prezantimi i platformës së PD, është ndalur edhe tek konflikti brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij, shqiptarët janë ngopur me fjalët boshe të kësaj qeverie, ndërsa u shpreh se ata injoruan thirrjet për përçarje dhe nuk u bënë pjesë e konfliktit.

Basha theksoi se betejën nuk e bëjnë për veten e tyre, por për fëmijet e Shqipërisë dhe për të ardhmen e tyre.

“Nuk e kuptonit dhe me të drejtë furinë e sulmeve ndaj jush dhe një nga pyetjet apo nga çështjet që diskutuam së bashku: çfarë do të bëjmë në një situatë të këtillë? Si do të ruajmë Partinë Demokratike dhe shpresën për një Shqipëri ndryshe.

Dhe dikush në atë sallë tha, duke ndezur një shkrepëse, pastaj dy, pastaj tre, duke e çarë errësirën, duke e bërë që njerëzit ta kthejnë kokën aty ku ndizet dita dhe duke bërë që gjithëkush të dojë të jetë pjesë e kësaj drite, e kësaj flake shpresë. Dhe këtë bëtë në degën 12, këtë bëtë ditë për ditë. I injoruat thirrjet për përçarje, nuk u bëtë pjesë të konfliktit. Dhe mbi të gjitha nuk lejuat që flaka e shpresës të venitej, duke e rindërtuar edhe degën 12 seksion për seksion.

I kemi sytë plotë gëzim sepse kemi gëzim para syve tanë. Kemi të rinjtë e degës 12 para syve tanë, forumi rinor ndër më aktivët jo vetëm në Tiranë, por në Shqipëri. I kemi edhe si kujtesë sepse nuk e bëjmë betejën për veten tonë, nuk e bëjmë thjesht dhe vetëm për trashëgiminë politike të Partisë Demokratike, por e bëjmë për fëmijët e Shqipërisë e bëjmë për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, sepse ne besojmë se e nesërmja do të jetë ndryshe dhe që nuk do të vazhdojë me errësirën e sotme, por hap pas hapi do ta kthejmë në dritën e shpresës në sytë e çdo prindi dhe çdo shqiptari.

ME TE LEXUARAT