Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Bota

Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti Charles III është diagnostikuar me kancer. Lajmin e ka bërë me dije Pallati Mbretëror.

Në njoftim thuhet se Mbreti është diagnostifikuar me kancer teksa i ishte nënshtrua një trajtimi në Klinikën e Londrës për një prostatë beninje të zmadhuar. Buckingham Palace (Pallati Mbretëror” nuk specifikoi se çfarë forme kanceri u diagnostikua apo në cilën fazë u gjet.

“Gjatë procedurës së fundit spitalore të mbretit për zgjerimin beninj të prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese. Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri. Madhështia e tij ka filluar një trajtim të rregullt. Ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të bëjë punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht. Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur”, thueht ndër të tjera në njoftim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion