“I doli gjumi pas zgjedhjeve”, Ndoka për rikthimin e Bashës: Dëmtoi partinë qe e rriti si një skuth i vogël

Politikë

“I doli gjumi pas zgjedhjeve”, Ndoka për rikthimin e

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Ditari” i orës 19:00 në A2CNN komentoi rikthimin e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Ndokës, Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë, ndërsa shtoi se i vetmi kontribut që ai ka dhënë, është dëmtimi i partisë që e rriti atë politikisht.

“Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Lulzim Basha është një e keqe e madhe për politikën, pluralizimin dhe për vendin. Basha është një fenomen i kësaj përçarjeje brenda Partisë Demokratike.

Megjithatë, keq nuk e ka kur thotë që duhet ndryshuar elita politike…

Elitat politike ndryshohen me votë, as nga fjalimet demagogjike e Lulzim Bashës dhe as nga dëshira e disa individëve ajo që e ndryshon. Për fat të keq, ne kemi një sistem zgjedhor që jo vetëm që nuk i ndryshon elitat, por i çimenton ato.

Si e shikoni ndarjen e opozitës?

Ky është një investim i Edi Ramës për ta mbajtur partinë më të madhe të opozitës të përçarë, është një investim i tij i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe agjenda e z. Basha nga një gjumë i gjatë i tij, i del gjumi pas zgjedhjeve, pa dhënë asnjë lloj kontributi. I vetmi kontribut i tij ishte që, si një skuth i vogël, u përpoq që ta dëmtojë akoma më shumë partinë që e rriti atë politikisht.”

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT