I arrestuan babain së bashku me Ilir Metën, reagon Erisa Xhixho: Sot u dha prova e radhës…

Politikë

I arrestuan babain së bashku me Ilir Metën, reagon Erisa Xhixho: Sot u
Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës dhe babait të saj, Pirro Xhixho.

Arrestimin e presidentit të PL-së ajo e cilësoi akt banditesk dhe hakmarrje politike, e ndër të tjera u zotua se “do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim”.

Konfirmohen edhe 2 masat e tjera të sigurisë për dosjen e Ilir Metës: Pirro Xhixho arrest shtëpiak, Ema Çoku detyrim paraqitjeje

Postimi i Erisa Xhixhos:

ARRESTIMI BANDITESK I ILIR METËS, AKT QË TURPËRON SHQIPËRINË

I turpshëm dhe banditesk akti terrorist i ideuar nga kryeministri Edi Rama dhe i ekzekutuar nga segmente okulte të Policisë së Shtetit ndaj ish-presidentit të Republikës dhe kreut të Partisë së Lirisë.

Një shfaqje e tillë në mes të rrugës dhe pengmarrje politike e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Kuvendit tregon qartë se shteti policor është fytyra e këtij regjimi dhe krimit të organizuar që qëndron pas tij.

Sot u dha provua e radhës se drejtësia është në duart e Edi Ramës, i cili e përdor si vegël për hakmarrje ndaj rivalëve politikë.

Partia e Lirisë nuk dekurajohet nga një atentat i tillë ndaj demokracisë, por do të rrisë forcën dhe vendosmërinë për përballjen me këtë regjim kriminal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion