Humbja e jetës së Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka përgjegjësi ligjore! Të jap llogari në Kuvend

Politikë

Humbja e jetës së Pal Trashaj, Bardhi: Guvernatori i BSH ka

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për mikrokreditë në Kuvend, ndërsa u ndal tek rasti i Pal Trashajt.

Më 2 korrik, historiani i njohuri Pal Trashaj piu fostoksinë para SPAK pasi pretendonte se përmbarimi i kishte bllokuar pronat, pavarësisht se e kishte shlyer kredinë që kishte marrë, ndërsa sot është përcjell për në banesën e fundit. 

Bardhi tha se ai nuk është rasti i vetëm, ndërsa përgjegjës bëri Guvernatorinë e Bankës së Shqipërise, i cili sipas tij ka përgjegjësi ligjore.

“Dua të ndalem tek rasti i Pal Trashajt. Nuk mund te heshtim kur ka me mijëra qytetarë që po vuajnë abuzimet nga kompani të miratuara nga Banka e Shqipërisë.  Përgjegjësinë kryesore e ka Banka e Shqipërisë dhe me emër e mbiemër guvernatori i bankës.  Ka përshtatur rregullat e bankës së Shqipërisë sipas interesave të kompanisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërise ka përgjegjësi ligjore. Po ne e dimë që ti marrësh shtëpinë dhe pasurinë një familje shqiptare, është njësoj si ti marrësh jetën. 

Ata kanë punuar për të pasur një shtëpi dhe e gjen veten nga 700 mijë lekë kredi në 7 milionë lekë. Kjo  nuk është çështje që duhet të na ndaj ne kemi pjekurinë për ti shërbyer këtyre qytetarëve duke evidentuar përgjegjësit e guvernatorit dhe arsyet që e kanë cuar atë që të mos veprojë në kohë, si i ka licensuar këto kompani dhe kur ka vepruar që ti heq licensën.

Për këto guvernatori i Bankës do të duhet që të jap llogari në Kuvend. Duhet të hetojmë nëse interesat e kompanive të lidhura me Guvernatorin e Shqipërisë e kane nxitur atë të mos ndërmarrë veprime”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion