Zhdukja e Mariglen Gjonajt, Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësin e dyshuar

Aktualitet

Zhdukja e Mariglen Gjonajt, Prokuroria kërkon burg përjetë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshem për 32-vjeçarin Kristjan Cenaj lidhur me vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Mariglen Gjonajt teksa avokati i familjarëve të viktimës kërkon zgjerimin e hetimeve.

Mësohet se avokati pretendon se autori ka bashkëpunuar me persona të tjerë që nuk janë hetuar dhe sipas tij dosja penale është e cunguar dhe duhet t’i shkohet deri në fund kësaj çështjeje.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj dyshohet se vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras për t’i vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt.

Krimi u zbulua në 2022-shin kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit. Kristjan Cenaj, i cili prej dy vitesh gjendet në paraburgim ka mbajtur qendrim mohues, duke pretenduar se nuk është ai vrasësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion