Grabitje si në filma/ Sulmohet mjeti i binduar dhe grabiten 3 milionë euro në Itali, autorët u vunë flakën 6 makinave 

Bota

Grabitje si në filma/ Sulmohet mjeti i binduar dhe grabiten 3 milionë

Disa automjete të blinduara që po transportonin tre milionë euro në zonën e Puglias në Itali janë sulmuar nga një grup prej 10 presonash. Mediat e huaja bëjnë të ditur se grabitja ndodhi në autostradën që lidh Brindisin me Leccen nga persona të armatosur të maskuar si forca komando. Gjithashtu policia italiane ka raportuar se personat e përfshirë në grabitje qëlluan disa herë me kallashnikovë dhe dogjën dy makina e një furgon në rrugën përballë për të penguar ndërhyrjen e forcat e rendit.

Sakaq grabitësit i vunë flakën gjashtë automjeteve dhe u larguan në fshatrat përreth ku policia gjeti 300 euro në kartëmonedha, të cilat i përkasin plaçkës së vjedhur. Rruga nacionale 613 u mbyll përkohësisht për trafikun në të dy drejtimet, ndërsa hetuesit në vendngjarje p;on mbledhin të dhënat dhe kanë mbetur të tronditur, pasi autorët që kanë vepruar në aksin e frekuentuar në këtë periudhë nga mijëra turistë që shkojnë në Salento.


Ndërkohë nga konstatimet e para të policisë rezulton se nuk ka pasur të lënduar në mesin e rojeve të sigurisë që ndodheshin brenda mjetit të blinduar. Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar Antimafia, deputeti i Brindisit, Mauro D'Attis i kërkoi ministrit të Brendshëm të ndërhynte me vendosmëri për të kapur bandën që kreu grabitjen. Senatori i Leçes, Roberto Marti, kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e ministrit, i cili i dha një përgjigje të shpejtë, me mbledhjen e komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë, duke thënë se akte të tilla janë të papërshkrueshme dhe nuk duhet të përsëriten.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion