Hodhën Kushtetutën dhe shishe uji ndaj Edi Ramës, përjashtohen nga Kuvendi dy deputetët e PD

Politikë

Hodhën Kushtetutën dhe shishe uji ndaj Edi Ramës,

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, janë ndëshkuar me përjashtim 10-ditor nga punimet e Kuvendit, pas ngjarjeve të ndodhura në seancën plenare të fundit.

Vendimi u mor nga Sekretariati i Etikës me kërkesë të Partisë Socialiste, pas incidentit të ndodhur në seancën kaotike që zgjati vetëm 25 minuta.

Gjatë kësaj seance u votua programi i ri qeverisës dhe u miratuan ministrat e kabinetit, mes tensioneve dhe ndërprerjeve të shumta.

Bardhi dhe Kreka u identifikuan si protagonistët kryesorë të përplasjes në sallën e Kuvendit, çka çoi në masën disiplinore të përjashtimit të tyre përkohësisht nga seancat plenare.

Ky është rasti i parë në këtë legjislaturë ku merren masa të tilla ndëshkuese ndaj deputetëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion