“Hidhen përpjetë për një rrëshqitje…”, shembja e rrugës në aksin Ersekë-Korçë, reagon Rama

Politikë

“Hidhen përpjetë për një

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra, ndër të tjera foli edhe për rrugën e papërfunduar.

Ai tha se përgjatë kohës që këto rrugë edhe pse janë të hapur, janë të përfunduara ndodhin incidente si shembja në aksin Ersekë – Korçë apo rrëshqitja e dherave në rrugën e “Arbrit”.

Rama tha se në këto raste sipas kontratës i bëhet adresimet e nevojshme kompanisë që po e ndërton dhe në momentin që kjo rrugë do të merret në dorëzim nga shteti do të jetë e sigurtë.

“Ata që kritikojnë nga  jashtë lë të pyesin se për sa kohë e bën Gjermania e Anglia një rrugë.

Ndodh një rrëshqitje për shkak të gjeologjisë në Ersekë, në një aks rrugor që është e hapur, por nuk është i përfunduar, dhe hidhen të gjithë përpjetë. Ajo është rrugë që nuk është marrë  në dorëzim, ndodhin.

Sipas kontratës do të bëhen të gjithë adresimet e nevojshme ndaj kompanisë.

Kur rruga të merret në dorëzim nga shteti dhe të jetë e përfunduar, do të jetë çdo gjë e sigurtë” tha ndër të tjera Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion