Gjyqi për shpifje, shtyhet përballja e radhës mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit!

Politikë

Gjyqi për shpifje, shtyhet përballja e radhës mes Albana Vokshit

Seanca për shpifje në Gjykatën e Posaçme midis deputetes demokrate Albana Vokshi dhe biznesmenes Vilma Nushi është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e prokurorit Elvin Gogaj, ndërsa seanca e radhës u caktua më 6 maj.

Në seancën e 15 prillit, Nushi kërkoi dënimin e Vokshit për veprën penale të “shpifjes”, duke iu referuar deklaratave që ligjvënësja demokrate ka bërë në Komisionin hetimor parlamentar për “Sterilizimin”.

Në seancën e sotme ishte parashikuar që Vokshi të paraqiste pretendimet e saj, përballë Nushit, shoqëria e së cilës, 3P Life Logistic sh.p.k, ka kallëzuar deputeten.

Koncensionari thotë se në 10 vite vlera e projektit të “Check Up”, është 63 milionë euro, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion