Emri/ Aksident me vdekje në Fier- Lushnjë, ndërron jetë 77-vjeçari!

Aktualitet

Emri/ Aksident me vdekje në Fier- Lushnjë, ndërron jetë

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”. Një motomjet ka përplasur një këmbësor, ku të dy, drejtuesi i mjetit dhe këmbësori mbetën të plagosur, duke u dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se 77-vjeçari Hakim Maledhi, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë në spital. Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion