"Gjoba pas 20 janarit", Rama afat bizneseve: Deklaroni pagat reale, do ndëshkoheni!

Politikë

"Gjoba pas 20 janarit", Rama afat bizneseve: Deklaroni pagat reale, do

Kryeministri Edi Rama ka lene afat 20 janarin per deklarimin e plote te pagave nga bizneset. Ai ka thene se kush nuk kryen deklarime reale pas asaj date, do te gjobitet. 

Deklarimin Rama e beri gjate komentit lidhur me skandalin e publikimit të pagave tha se 'jo çdo e keqe vjen vetëm për keq'.

Këtë kreu i qeverisë lidhi me mosdeklarimin e pagave, ku teksa ju referua pagave të gazetarëve, tha se ato duhet të deklarohen deri më datë 20 janar, përndryshe do të hetohen për evazion fiskal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Me pagat ka ndodhur një ngjarje shumë shëmtuar  dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë, ku po heton në mënyrë intensive . Besoj se së shpejti do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.

Në këndvështrimin më afat mesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe 'jo çdo e keqe vjen vetëm për keq' natyrisht ekspozimi i dhënave personale që lidhen me pagat është i papranueshëm, por sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve, dhe askush nuk do të mund të ma thotë se po sulmojmë askënd, dukje filluar nga mediat nga pagat tuaja.

Nuk është një situatë e ngjashme me atë që ka qenë më partë, por është një sitautë e pranueshme dhe askush nuk na thotë dot se po sulmojmë mediat, duke kërkuar prej atyre që të vetë-rregullojnë deklarimet. Drejtoria e Tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësues të cilat rezultojnë me mospërputhje flagrante, duke u kërkuar që të vetrregullohen me deklarime të reja deri më 20 janar.

Në rast mos rregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion, me dënim me burg. Kemi një plan para se të ndodhte kjo. '- theksoi Rama.

ME TE LEXUARAT