Gjesti ndaj gazetares, Rama flet sërish: Ishte një prekje miqësore, u etiketua si agresion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për atë që ndodhi pas një prononcimi për shtyp jashtë selisë rozë me një prej gazetareve të pranishme, e cila pretendon se u cenua fizikisht nga kreu i qeverisë.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Rama iu përgjigj një artikulli të Politico.eu, ku shkruhet se “kryeministri shqiptar refuzon të kërkojë falje pasi shtyu gazetaren që pyeti për projektin e Jared Kushner”.
Rama u shpreh se për të etiketuar një gjest të pafajshëm, siç ishte sipas tij, një prekje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypi, fillimisht si “agresion” dhe më pas si “frikësim”, pa kërkuar mendimin e dhjetëra gazetarë të pranishëm, të cilët mund të dëshmonin drejtpërdrejt ngjarjen, jo vetëm që nuk i servirin të vërtetës, por edhe tregojnë mungesë respekti ndaj viktimave të vërteta.
Ai u shpreh se është krenar që drejton një komb ku përpara mandatit të tij gazetarët përballeshin me plumba të vërtetë, dëmtime fizike, frikësime dhe ngacmime sistematike.
Reagimi i plotë:
A duhet të funksionojë kështu informacioni dhe e vërteta?
Për të etiketuar një gjest krejtësisht të pafajshëm, si një prekje miqësore mbi supe pas një bisede normale me shtypin, ku të gjitha pyetjet u përgjigjën pa asnjë mungesë durimi, fillimisht si “agresion” dhe më pas si “frikësim”, pa kërkuar mendimin e dhjetëra gazetarë të pranishëm, të cilët mund të dëshmonin drejtpërdrejt ngjarjen, jo vetëm që nuk i servirin të vërtetës, por edhe tregojnë mungesë respekti ndaj viktimave të vërteta të agresionit dhe frikësimit në fushën e sotme të gazetarisë.
Për më tepër, kur një interpretimi mashtrues krejtësisht i jashtëzakonshëm i një videoje i jepet më shumë peshë sesa rrëfimeve të gazetarëve të shumtë dhe kryesisht femra që dëshmuan sulmin e pretenduar, por nuk u pyetën fare për të, sensacionalizmi ka përparësi mbi saktësinë.
Duke i shtuar spektaklit, paraqitet edhe pretendimi krejtësisht i pabazë se ky akt i supozuar i frikësimit është provokuar nga pyetjet në lidhje me një projekt që përfshin një të afërm të Presidentit Trump.


