“Nuk jam i mirë për të udhëhequr vendin”/ Kryeministri i Irlandës jep dorëheqjen
Lajmifundit
/
20 Mars 2024, 18:03
Aktualitet

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqjen 15 muaj pas marrjes së detyrës
Varadkar është shprehur se vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen është për arsye "personale dhe politike".
“Një udhëheqës i ri do të jetë më i mirë për të drejtuar partinë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”, shton Varadkar.
Tánaiste (zëvendëskryeministri irlandez) Micheál Martin thotë se njoftimi i Varadkar është i paprecedentë në shumë mënyra.
Largimi i tij si kreu i koalicionit trepartiak nuk shkakton automatikisht zgjedhje të përgjithshme, por ai do të zëvendësohet nga një lider i ri Fine Gael.


