"Gërdeci"/ Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

Aktualitet

"Gërdeci"/ Shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, ja kur

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-ministrin, Fatmir Mediu. Shkak është bërë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 6 mars.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë në gjykatë të flasin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion