Dhunoi gruan, policia mësyn në banesën e 71-vjeçarit, i gjen dhomën sekrete me armë e granata

Aktualitet

Dhunoi gruan, policia mësyn në banesën e 71-vjeçarit, i

Policia e Korçës ka gjetur lëndë shpërthyese dhe armë zjarri në një mur të fshehtë në ambientet e banesës të një 71-vjeçari, i identifikuar si Dhimitër Mita. Ky i fundit u arrestua tre ditë më parë, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortës së tij, tanimë e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të moshuarit, uniformat blu gjetën sasi municioni ushtarak dhe armë të ndryshme.

“Konkretisht, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën e 71-vjeçarit, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion